Duel shqiptarësh, formacionet zyrtare të Interit dhe Atalantas
Lexohet për: 1 min.
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Sonte me fillim nga ora 20:45 stadiumi “Giuseppe Meazza” do të jetë nikoqir i derbit italian mes Interit dhe Atalantas, ndeshje kjo e mbetur nga xhiro e 21 e Serie A.

Në xhiron e fundit të zhvilluar në kampionatin italian, Interi e mposhti 4:0 skuadrën e Lecces, kurse Atalanta barazoi 1:1 me Milanin, raporton KosovaPress.

Momentalisht, Interi kryeson tabelën në kuotën e 66 pikëve, krahas Atalantas që renditet në vendin e pestë me 46 pikë.

Sa i përket ndeshjes së sotme, Atalanta do të ketë të gjithë lojtarët e gatshëm, kurse te Interi do të mungojnë Acerbi, Cuadrado, Sensi dhe Thuram.

Duel shqiptarësh do të jetë ndeshja e sotme, pasi te Interi starton Kristjan Asllani, kurse te Atalanta titullar është Berat Djimsiti.

Formacionet zyrtare i gjeni më poshtë.

Inter (3-5-2): Sommer; Pavard, De Vrij, Darmian; Barella, Asllani, Mkhitaryan, Dimarco; Arnautovic, Lautaro

Atalanta (3-4-2-1): Carnesecchi; Scalvini, Djimsiti, Kolasinac; Hateboer, Pasalic, Ederson, Zappacosta; Koopmeiners, Miranchuk; De Ketelaere  

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024