Përfaqësuesi Special dhe shefi i Misionit të Administratës së Përkohshme të OKB-së në Kosovë (UNMIK), Peter Due, në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së ka vlerësuar se shmangia e zgjedhjeve të reja është kyçe për të ruajtur fokusin institucional te qytetarët.
"Kam arritur në fund të janarit, në një moment optimizmi që Kosova të ecë tutje pas bllokadës së vitit 2025. Konstituimi i Kuvendit dha një trajektore të stabilitetit. Ai momentum u vu në provë me zgjedhjen e Presidentit. Shmangia e zgjedhjeve të reja do të ndihmonte që institucionet të mbeten të fokusuara te qytetarët”, tha ai.
“Në veri të Kosovës, kryetarët e komunave treguan një proces për rikthimin e institucioneve. Por, me këta kryetarë kam dëgjuar edhe për hendeqe politike. E mirëpres bashkëpunimin me komunat e veriut Respekti për kornizën e vetëadministrimit të komunave mbetet gurthemel i demokracisë dhe ka hapa të mirë në këtë drejtim me policinë që po rivitalizohet me pjesëmarrjen në pjesën veriore, gjë që ndikon edhe në sigurinë e tyre. Që nga fillimi jam përpjekur që të themeloj një raport edhe me komunitetin, udhëzuar nga Rezoluta 1244. Shpresoj që të kem një dialog të rregullt me autoritetet në Beograd dhe në Prishtinë, përkundër qëndrimeve të tyre të kundërta”, u shpreh ai.
Ai ka ritheksuar thirrjen që Sekretari i Përgjithshëm ka bërë për bashkëpunim me autoritetet në Beograd dhe Prishtinë, për të siguruar se të gjithë përgjegjësit e sulmit të Banjskës së vitit 2023 dhe kanalit të ujit në Ibër-Lepenc më 2024 të mbeten përgjegjës.
Në aspektin e mediave, ai ka nënvizuar se Kosova ka nevojë për një mjedis që garanton gazetari të lirë, pa presione politike, duke shtuar se përforcimi i llogaridhënies është kyç për ruajtjen e lirisë së medias.
Disa prej incitativave në këtë aspect janë qendra 'BARABAR' është një prej tyre, si dhe laboratori mobil që sjell edukimin në fushat STEM për vajzat e zonave rurale.
Ndërkaq sot po mbahet seanca e parë për këtë vit për raportimin e situatës në Kosovë nga Këshilli i Sigurimit tw OKB-sw në Kosovë.
Pjesë e kësaj seance është edhe zëvëndëskryeministri i Kosovës, Glauk Konjufca.