"Duam ngritjen e pagave”, punëtorët e KEK-ut protestojnë në Prishtinë
Lajme
Lexohet për: 2 min.
kek244
2 muaj më parë
Linku u kopjua

"Duam ngritjen e pagave, dhe ne e duam jetën", "Marre me rrejt", këto ishin kërkesat e punëtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), në protestën për rritjen e pagave, pagesën e rrezikshmërisë, dhe pagesën e fundjavës për punëtorët me ndërrime.

Kryetari i Sindikatës së re në KEK, Nexhat Llumnica ka bërë thirrje menaxhmentit që të ndërmarrë veprime për plotësimin e kërkesave të tyre, në të kundërtën ai tha se nuk do të ndalen së protestuari dhe me grevë, deri në arritjen e qëllimeve për të drejtat e punëtorëve.

Përvec kësaj, ai tha se me këtë veprime të bordit dhe menaxhmentit, ‘KEK do të falimentojë”.

I pranishëm në këtë protestë ishte edhe kryetari i Federatës Sindikale të Trepçës, Ibrahim Januzi, i cili është shprehur se është koha të merren masa dhe të zbatohen ligjet ndaj punëtorëve.

Në anën tjetër, Selatin Sadiku nga sindikata po ashtu, ka bërë thirrje menaxhmentit të KEK-ut, Bordit dhe Qeverisë t’i realizojë kërkesat e tyre, në të kundërtën ka thënë se kryesia e sindikatës do të marrë një vendim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024