Filmi “Dua” i regjisores kosovare Blerta Basholli e ka vendosur Kosovën në ajkën botërore të filmit.
Pas premierës emocionale në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Cannes, filmi ka fituar çmimin prestigjioz “SACD”, që ndahet nga Shoqata e Autorëve dhe Kompozitorëve Dramaturgjikë në kuadër të seksionit të njohur “Semaine de la Critique”.
E emocionuar pas triumfit, Basholli tha për KosovaPress se ky çmim ka peshë të veçantë, sidomos për faktin se filmi buron nga një rrëfim shumë personal.
Suksesi bëhet edhe më i madh kur dihet se në “Semaine de la Critique” janë përzgjedhur vetëm shtatë filma nga mbi 1050 aplikime nga e gjithë bota.Filmi “Dua” rrëfen jetën, ëndrrat dhe sfidat e të rinjve në kohë konflikti, në këtë rast të luftës në Kosovë. Ndërsa Basholli ka treguar se edhe vetë titulli bart një simbolikë të dyfishtë.
Ajo ka zbuluar se një prej sfidave më të mëdha gjatë realizimit të filmit ka qenë rikrijimi autentik i Prishtinës së kohës së luftës, pasi shumë skena janë xhiruar në lokacione reale.
Ky film është një dramë që rrëfen jetën e një adoleshenteje në Kosovën e kohës së luftës, duke sjellë në fokus ëndrrat, frikërat dhe betejën për dinjitet në mes të konfliktit.