Dua Lipa promovon kulturën e Kosovës
Lexohet për: 2 min.
dua-lipa-5
2 vite më parë
Linku u kopjua

Në përfundim të festivalit Sunny Hill, këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa e ka zgjatur qëndrimin e saj në Kosovë. Ajo ka vizituar Hamamin e madh të Prishtinës, Pallatin e Rinisë e Sporteve si dhe ekspozitën tematike “The Grand Scheme of Things”, pjesë e bienales Manifesta 14.

Dua Lipa njihet botërisht jo vetëm për karrierën e saj në muzikë, por gjithashtu për mbështetjen që i ka ofruar të rinjve të Kosovës, komunitetit artistik e kulturor  si edhe për angazhimin e saj në çështjen e liberalizimit të vizave.

Sunny Hill Festival” përfundoi në Kosovë, por pas disa ditësh do të zhvillohet dhe në Tiranë, ku pritet të mbahet në Parkun e Liqenit Artificial, nga data 26 deri më 28 gusht. Në faqen zyrtare të festivalit pritet të publikohet formacioni  i artistëve që do të performojnë në Tiranë. “Tiranë! Bëni mirë të jeni gati për disa lajme super emocionuese rreth formacionit të festivalit, biletave dhe më shume”, shkruhet në  faqen e festivalit.

Para nisjes së festivalit, nga faqja e “Sunny Hill” nisi një fushatë për liberalizimin e vizave për Kosovën. “Sunny Hill Festival ju fton të thërrisni me zë të lartë #Setmefree për një Kosovë pa viza. Njëmbëdhjetë vjet përmes një procesi të bllokuar integrimi, ne jemi të vetmit që nuk mund të kalojmë lirisht kufijtë pa vizë. Por ndërsa BE-ja vendos kufijtë rreth lirisë sonë, ne do të mbajmë imagjinatën tonë të gjallë për t’u lënë të lirë”,  thuhej në postimin e “Sunny Hill Festival”. Edicioni i parë i “Sunny Hill” është mbajtur në vitin  2018 në Prishtinë. /atsh/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024