Driton Hyseni fton qytetarët në tubimin e LVV-së sonte në Podujevë
Zgjedhjet 2026
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Driton Hyseni fton qytetarët në tubimin e LVV-së sonte në Podujevë
Driton Hyseni
03/06/2026 - 18:23
Linku u kopjua

Zëvendësministri në detyrë në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Driton Hyseni, ka ftuar qytetarët e Podujevës, Llapit dhe Gollakut që t’i bashkohen tubimit të madh të Lëvizjes Vetëvendosje, i cili do të mbahet sonte nga ora 20:00 në Sheshin e Qytetit në Podujevë.

Përmes një video-mesazhi, ish-deputeti Hyseni tha se në këtë tubim do të marrë pjesë edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i cili do të prezantojë programin qeveritar, si dhe kandidatët e LVV-së nga Podujeva.

“Qytetarë të dashur të Podujevës, Llapit e Gollakut, ju ftojmë që sonte t’i bashkoheni tubimit të madh të LVV-së këtu në Podujevë, në orën 20:00 në Sheshin e qytetit. Aty do t’ju drejtohet kryeministri në detyrë, Kurti, me shpalosjen e programit qeveritar dhe gjithashtu do të bëhet prezantimi i kandidatëve nga Podujeva. Ju mirëpresim dhe mirë u takofshim”, deklaroi Hyseni në video-mesazh të publikuar në Facebook.

Tubimi organizohet në kuadër të aktiviteteve të fushatës zgjedhore të Lëvizjes Vetëvendosje në Podujevë.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026