Drogë me postë nga SHBA në Shqipëri, arrestohen dy persona
Lexohet për: 1 min.
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës dhe një i tretë është vënë në kërkim gjatë operacionit policor “Çikago”, i ndërmarrë me qëllim goditjen e një grupi të trafikut të drogës nga SHBA-të drejt Shqipërisë përmes shërbimit postar.

Personat e arrestuar janë G. D., 23-vjeç, dhe një 16-vjeçar. Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi S. K., 23-vjeç.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua 5 kg kanabis sativa, me përqindje të lartë THC, me vlerë 90.000 euro nëse do të shitej te përdoruesit, e ndarë në pako, pesë aparate celulare, 8.000 euro dhe shuma të tjera parash.

Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Doganor në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, në drejtimin e Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale, thuhet në njoftimin e policisë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024