Driton Kuka tregon se kur mund të pensionohet
Lexohet për: 2 min.
Driton Kuka-200622
2 vite më parë
Linku u kopjua

Trajneri më i mirë në botë në sportin e xhudos, Driton Kuka, ka përmendur për herë të parë mundësinë që të pensionohet, por për ta bërë këtë, Kuka ka kërkuar që të plotësohet një kusht.

Përmes një postimi në profilin e tij në “Facebook”, Kuka derisa është shprehur shumë i lumtur dhe krenar me suksesin e xhudistes së re Enise Zijade e cila fitoi medaljen e bronztë në Kampionatin Ballkanik U15, ndër të tjera ka thënë se në momentin që dikush nga trajnerët dhe asistentët e tij do të arrijn që të fitojë medalje elitare nga mosha e re deri tek të rriturit, atëherë edhe do të pensionohet, transmeton KosovaPress.

E për ta arritur këtë, Kuka ka shprehur gatishmëri që t’i mbështesë të gjitha asistentët e tij deri në arritjen e këtij objektivi.

Ky është postimi i plotë i Driton Kukës:

Enise Zijade fitoj medalje në Ballkanikun për fëmijë U15!

Një grup fëmijësh morën pjesë në garën e mbajtur në Greqi dhe luftuan mirë për të treguar se Kosova ka të ardhme në xhudo.

Për kureshtarët një grup prej 20-30 fëmijë ne klubin e xhudos “ Ippon” po rriten afër Majlindës e Fatosit e unë po mundohem të ju tregoj rrugën drejt kulminacionit. E me Projektin “Kosova Judo Nation” do grumbullojmë edhe të rinj tjerë në Qendrën Nacionale drejt rezultateve serioze për të rritur.

Momentin që dikush nga asistent trajnerët e mi ndërton medalje Elitare nga mosha e re deri te të rriturit atëherë do dal në pension!

Deri atëherë po ju pres të punoni, gjithmonë duke ju udhëzuar drejt këtij rrugëtimi.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024