Drita nxjerr barazim të madh në Lituani, falë golit të Blerim Krasniqit
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Drita nxjerr barazim të madh në Lituani, falë golit të Blerim Krasniqit
New Project - 2026-07-07T200950.180
07/07/2026 - 20:10
Linku u kopjua

FC Drita ka arritur të marrë një rezultat mjaft pozitiv në ndeshjen e parë të rrethit të parë kualifikues në UEFA Champions League, duke barazuar 1-1 si mysafire e skuadrës lituaneze Kauno Žalgiris.

Ndeshja nisi keq për gjilanasit, të cilët u gjetën në disavantazh që nga minuta e 24-të pas golit të shënuar nga Amine Benchaib.

Sidoqoftë, të lojtarët e Zekirija Ramadanit nuk u dorëzuan dhe kërkuan me ngulm golin e barazimit përgjatë gjithë pjesës së dytë.

Shpërblimi për dritanët erdhi në minutat e fundit të takimit; pikërisht në minutën e 82-të, sulmuesi Blerim Krasniqi u tregua i saktë duke mposhtur portierin vendas pas një asistimi nga R. Ovouka për të vulosur shifrat përfundimtare në 1-1.

Me këtë barazim të vlefshëm, Drita kthehet me kokën lart në Kosovë, ku do ta ketë avantazhin e fushës vendase në ndeshjen e kthimit për të kërkuar kualifikimin tutje.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026