Drita mposhtet nga Ferizaj, Malisheva triumfon ndaj Drenicës
Lexohet për: 1 min.
333299979_509673848005178_4743080587475788948_n
1 vit më parë
Linku u kopjua

Rezultate mjaft befasuese janë regjistruar sot në dy ndeshjet e para të xhiros së 22-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Surpriza më e madhe ka ndodhur në Ferizaj, aty skuadra e këtij qyteti, Ferizaj e ka mposhtur Dritën me rezultat 2-1 duke i bërë një favor të madh Ballkanit në luftën për titullin kampion, raporton KosovaPress.

Megjithëse, Drita ka kaluar në epërsi në minutën e 54' me golin e Selmanit, vendasit e kanë përmbysur rezultatin me golat e Hysenit dhe Haxhimusës në minutat 57' dhe 86'.

Në ndeshjen tjetër, ku janë ballafaquar dy skuadrat që po luftojnë për mbijetesë, Malisheva e ka mposhtur Drenicën me rezultat 3-1.

Për Malishevën e drejtuar nga trajneri Bylbyl Sokoli, golat i kanë realizuar Sobowale, Hazrollaj dhe Maliqi, kurse golin e vetëm për Drenicën e ka realizuar Abazi.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024