Drita duke barazuar kundër Zalgiris në ndeshjen kualifikuese te Ligës së Kampionëve
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Drita duke barazuar kundër Zalgiris në ndeshjen kualifikuese te Ligës së Kampionëve
New Project - 2026-07-14T202527.214
14/07/2026 - 20:28
Linku u kopjua

Kampionia e Kosovës, Drita, po barazon 1-1 ndaj lituanezëve të Kauno Zalgiris në ndeshjen e kthimit të rrethit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve.

Pas 25 minutash lojë në "Fadil Vokrri", rezultati është i njëjtë me atë të ndeshjes së parë. Vykintas Slivka kaloi mysafirët në avantazh që në minutën e 9-të, por Igball Jashari barazoi shifrat për Dritën në minutën e 20-të.

Momentalisht luhet minuta e 25-të dhe skuadra e Zekirija Ramadanit po kërkon golin e avantazhit para tifozëve të saj. Kujtojmë se ndeshja e parë në Lituani u mbyll 1-1, me gol të Blerim Krasniqit në minutën e 82-të.

Fituesi i kësaj përballjeje kualifikohet në raundin e dytë të Champions League, ndërsa i eliminuari vazhdon në Ligën e Konferencës.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026