Ndeshja më e rëndësishme e këtij edicioni në Superligën e Kosovës në futboll do të zhvillohet sot në Gjilan.
Aty do të ndeshjen lideri i tabelës, Drita, me kampion në fuqi, Ballkanin. Kjo sfidë është e vlefshme për xhiron e 33- të elitës së futbollit kosovar, ndërsa nis nga ora 15:00, raporton KosovaPress.
Në pesë ndeshjet e fundit kokë më kokë ndërmjet këtyre dy skuadrave, Drita ka dy fitore, një Ballkani dhe dy barazime.
Ndërsa, deri në këtë pikë të sezonit, pra pas 32 ndeshjeve, Drita ka regjistruar 19 fitore, nëntë barazime dhe katër humbje, kurse suharekasit kanë 17 fitore, 12 barazime dhe 3 humbje.
Drita: Smakiqi, Krasniqi, Limani, Vitija, Blakçori, Broja, Namani, Jashari, Selmani, Baftiu, Ovouka.
Frashëri, A Thaqi, Dellova, Jashanica, Trashi, Korenica, Kuc, Zyba, Gripshi, Rrahmani, Berishaani: