Aleanca e Ardhmërisë së Kosovës ka deklaruar se shëndetësia në vend është në një situatë shumë të rëndë.
Deputeti i kësaj partie, Shemsedin Dreshaj, tha se kjo qeveri eksperimentale me reciklime të personave të cilët nuk kanë përformuar asnjëherë si duhet në asnjërin nga sektorët, në veçanti në shëndetësi.
".... Ligji i pagave është një tmerr, është për dikë nënë e për dikë njerkë. Nuk ka rrezikshmëri në vendin e punës, nuk respektohet përvoja e punës, nuk bëhet kompensimi për punë gjatë ditëve të vikendit për infermierë. Po ashtu, ballafaqohen me dështimin e radhës që është obligativ për qeverisjen e vendit, siç është ligji për shëndetësi, tre herë ka qenë në agjendën legjislative dhe asnjëherë nuk është ardhë deri në përmbyllje", tha Dreshaj.
Dreshaj tha se një gjendje e tillë e krijuar kërkon veprim urgjent që qytetari të jetë prioritet.