Drejtori i SIGAL UNIQA: Urime Shqipëri, ia dolëm sërish
Lexohet për: 1 min.
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Për herë të dytë në histori, Kombëtarja e Shqipërisë e ka siguruar kualifikimin në Kampionatin Evropian Euro 2024.

Barazimi i sotëm 1:1 ndaj Moldavisë mjaftoi që “kuqezinjtë” të sigurojnë biletën drejt evropianit që do të mbahet në Gjermani, raporton KosovaPress.

Pas këtij suksesi ka reaguar edhe drejtori i përgjithshëm i SIGAL UNIQA-s, Avni Ponari, kompania e së cilit është sponsor zyrtar i Kombëtares së Shqipërisë prej më shumë se shtatë vitesh.

“Si tifoz i Kombëtares, por edhe si drejtor i përgjithshëm i SIGAL UNIQA,  kompania lider e sigurimeve, sponsor zyrtar i Kombëtares prej më shumë se 7 vjetësh, 17 nëntori 2023 do mbahet mend gjatë!

SIGAL UNIQA do të vijojë të jetë një mbështetëse e fuqishme e Kombëtares, si ambasadorja më e mirë e Shqipërisë dhe shqiptarëve kudo ndodhen.

Çfarë gëzimi! Çfarë krenarie! Faleminderit djem”, shkroi Ponari në “Facebook”.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024