Dramën e fiton Atalanta, e fortë për Milanin
Lexohet për: 1 min.
28-Dramen
1 vit më parë
Linku u kopjua

Ka përfunduar ndeshja tejet interesante mes Atalantas dhe Milanit, ku vendasit kanë siguruar pikët e plota.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Gewiss”, Atalanta e ka mposhtur 3:2 Milanin, raporton KosovaPress.

Fitoren vendasve ia siguruan golat nga Ademola Lookman (minuta e 38’ dhe 55’) dhe Luis Muriel (minuta e 90+5’), kurse te Milani golashënues ishin Olivier Giroud (minuta e 45+3’) dhe Luka Jovic (minuta e 80’).

Me pikët e reja, Atalanta ngjitet në kuotën e 23 pikëve në vendin e shtatë, krahas Milanit që mbetet në vendin e tretë me 29 pikë.

Rezultati final i ndeshjes, 3:2 në favor të Atalantas.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025