Kanë përfunduar të gjashtë ndeshjet që ishin duke u zhvilluar në Premier Ligën angleze, ku kemi befasi dhe rezultate tejet interesante.
Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Molineux”, Wolverhampton e ka mposhtur Chelsean me rezultat minimal 1:0, raporton KosovaPress.
Newcastle e mposhti Brentfordin 2:1, kështu duke vazhduar me hapa të sigurt drejt kualifikimit për në Ligën e Kampionëve, pasi tani e zë vendin e tretë në tabelë.
Bournemouthi regjistroi fitore tejet të rëndësishme 1:0 kundër Leicesterit, kështu duke thelluar më shumë krizën e “Dhelprave”. Leicesteri tani gjenden në zonën e rrezikut në tabelë, respektivisht në vendin e 19-të.
Tottenhami e fitoi ndeshjen me rezultat të ngushtë 2:1, kështu duke mbajtur gjallë shpresat për kualifikim në Ligën e Kampionëve.
Rezultatet finale të ndeshjeve të sotme në Premier Ligë i gjeni më poshtë.
Aston Villa 2:0 Nottingham
Brentford 1:2 Newcastle United
Leicester 0:1 Bournemouth
Tottenham 2:1 Brighton