Është publikuar draft-raportin për Kosovën i përpiluar nga raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras.
Draft-raporti për Kosovën, i përgatitur nga raportuesi i Parlamentit Evropian, Riho Terras, trajton zhvillimet politike dhe ekonomike në vend, sundimin e ligjit, dialogun me Serbinë dhe rrugën integruese drejt Bashkimit Evropian.
Raporti vëren gjithashtu se Kuvendi nuk arriti të zgjedhë një president të ri brenda afatit kushtetues, gjë që e shtyu vendin drejt zgjedhjeve të reja dhe çoi në shpërndarjen e Kuvendit me dekret presidencial në mars 2026.
“Parlamenti Evropian mirëpret formimin e Kuvendit dhe Qeverisë së re të Kosovës më 12 shkurt 2026, pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të mbajtura në dhjetor 2025 dhe pas më shumë se një viti ngërçi politik; megjithatë shpreh keqardhje për procesin politik të paralizuar gjatë vitit 2025 që rezultoi në një ‘vit të humbur’ për Kosovën; shpreh më tej keqardhje për dështimin e Kuvendit për të zgjedhur një President të ri brenda afatit kushtetues, duke e shtyrë kështu vendin drejt zgjedhjeve të reja; merr në dijeni shpërndarjen e Kuvendit me dekret presidencial më 6 mars 2026”, thuhet në raport.Po ashtu, Parlamenti Evropian i kërkon Kosovës të përshpejtojë zbatimin e reformave të lidhura me BE-në, sidomos në fushën e sundimit të ligjit dhe mbrojtjes së lirive themelore.
Në planin ndërkombëtar, raporti konfirmon mbështetjen për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshilli i Evropës dhe për përfshirjen e saj në programin e NATO të quajtur Partneriteti për Paqen, transmeton rtklive.