“Dosja I.M”, reagon Meta: Autoriteti e di se janë dosje të manipuluara
Lexohet për: 1 min.
ilir-meta-3
2 vite më parë
Linku u kopjua

Ilir Meta e quajti akt vetëvrasës shkresën e Autoritetit të Dosjeve që përmend emrin e tij në dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit. Meta e cilësoi autoritetin e dosjeve të kriminalizuar teksa e cilësoi absurde që pas 30 e ca vjetësh të dalë që ai ka qenë pjesë e ish-sigurimit, ndërkohë që siç tha ai i kishte të gjithë filtrat që nga 92 kur u bë deputet.

“Pse bëhet kjo tani. Çfarë e ka shqetësuar këtë autoritet që të më thërriste nëse do kishin dyshimin më të vogël. U zbulua që pas 30 e ca vjetësh I.M., qenka ky njëri që është deputet që në mars ‘92 dhe i është nënshtruar filtrave të të gjitha kohërave që nga ata të Berishës, që s’i kaloi gjysma e partisë ku bëja pjesë unë”, tha Meta. Sipas Metës, me këtë akt po synohet të zhvendoset vëmendja nga afera e inceneratorëve dhe skandalet e tjera të qeverisë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025