Dortmund pëson për dy minuta nga skuadra e fundit në Bundesligë
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dortmund pëson për dy minuta nga skuadra e fundit në Bundesligë
3 ditë më parë
Linku u kopjua

Borussia Dortmund pësoi një tjetër humbje në Bundesligë, pasi u mposht me rezultat 2:0 në ndeshjen e xhiros së 22-të.

Pas humbjes në shtëpi nga Stuttgart (1:2), tani skuadra nga Dortmund është mposhtur në udhëtim nga Bochum, e cila deri më tash renditej e fundit në tabelë.

Golat u shënuan në pjesën e parë përmes futbollistit grek Giorgos Masouras në minutat 33 dhe 35.

Në ndeshjen e radhës, Bochum ruajti epërsinë me dy gola, duke shënuar fitoren e tretë të sezonit.

Në ndeshjet e tjera Stuttgart pësoi nga Wolfsburg 1:2 (Woltemade 72 / Tomas 77, Amoura 87 nga penallti)a, Union Berlin po ashtu pësoi si vendës nga Borussia Mönchengladbach 1:2 (Iliq 63 nga penalltia/ Ulrich 10, Kleindienst 26).

Edhe St. Pauli pësoi si vendës nga skuadra Freiburg 0:1 me autogolin e Philipp Treu një minutë para përfundimit të ndeshjes. Mysafirët mund të kishin shënuar edhe më herët, por në fund të pjesës së parë italiani Vincenzo Grifo humbi një penallti.

Sonte do të luhet derbi i madh Bayer Leverkusen-Bayern, dy skuadrat kryesore në renditje. Tri ndeshjet e fundit të kësaj xhiroje zhvillohen nesër: Werder – Hoffenheim, Eintracht – Holstein Kiel dhe Heidenheim – Mainz.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025