Policia e Kosovës ka njoftuar se të martën vullnetarisht kanë pranuar të dorëzoheni V.S. me vitin e lindjes 1998, shtetas i Kosovës dhe F.M. me vitin e lindjes 1998, shtetas i Kosovës të dyshuar për vrasjen në Gjilan.
Njësia e Hetimeve të Përgjithshme nga Drejtorinë Rajonale e Policisë në Gjilan, në vazhdën e veprimeve hetimore me qëllim të zbardhjes së plotë të rastit të vrasjes dhe të dokumentimit ka njoftuar se me prova ligjore ka grumbulluar dhe analizuar dhjetëra materialeve filmike të kamerave të sigurisë, intervista, zbatimit të masave të veçanta hetimore, kontrolle të vazhdueshme të disa lokacioneve për të cilat paraprakisht siguroheshin informata se janë duke u shfrytëzuar për strehim (fshehje) nga ana e të dyshuarave.
Sipas policisë nga të dyshuarit është konfiskuar një armë zjarri pistoletë e kalibrit 9mm me të cilin dyshohet se është kryer vepra penale vrasje.
“Të dyshuarit janë intervistuar në prezencën e avokatëve mbrojtës dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar në qendrën e mbajtjes për 48 orë. Rasti procedohet në Prokurorinë Themelore”, thuhet në njoftim.