Dorëheqja e shefit të BIA-s, Musliu: Problemi i Serbisë është ai që e ka emëruar Vulinin
Lexohet për: 1 min.
F-A1epGXAAAgSEW
1 vit më parë
Linku u kopjua

Drejtori i deritanishëm i Agjencisë për Siguri dhe Informacion (BIA), Aleksandar Vulin ka njoftuar sot se ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga kjo pozitë.

E për këtë ka reaguar drejtori i Instiutit “Octopus”, Agim Musliu, i cili, duke aluduar në presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se “Vulin nuk është problemi, por ai që e ka emëruar.”

Sipas tij, ky problem do të zgjidhet vetëm me dorëheqjen e Vuçiqit.

“Drejtori i inteligjencës serbe Vulin dha dorëheqjen. Vulin nuk është problemi i Serbisë, por ai që e ka emëruar. Ky problem do të zgjidhet me dorëheqjen e Vuçiqit! Drejtori tjetër i BIA-s do të jetë i njëjti, sepse Vuçiq është i njëjti”, ka thënë Musliu.

Ndryshe, dorëheqja e Vulinit vjet disa muaj pasi u sanksionua nga SHBA-ja.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024