Boksierja kosovare Donjeta Sadiku vazhdon të jetë në pritje për lajme pozitive sa i përket vizës që do t’ia mundësonte asaj udhëtimin drejt Indisë, atje ku nga dita e nesërme do të zhvillohet Kampionati Botëror i boksit.
Kur kanë mbetur tashmë edhe pak orë deri në fillimin e turneut, KosovaPress mëson se Donjeta dhe ekipi i saj ende nuk kanë marrë përgjigje pozitive nga autoritete indiane për të udhëtuar drejt këtij shtetit i cili nuk e njeh Kosovën si shtet i pavarur.
Edhe pse tashmë kanë mbetur fre pak orë në dispozicion, Sekretari i Federatës së Boksit të Kosovës, Latif Demolli ka thënë shkurt se vazhdojnë të presin dhe se janë ende duke biseduar me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Indisë.
“Jemi ende në bisedime, do të dëgjohemi prapë”, ka thënë shkurt Demolli për KosovaPress.