Donika Kadaj Bujupi emërohet këshilltare e Osmanit
Lexohet për: 2 min.
Vjosaaa
1 vit më parë
Linku u kopjua

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka emëruar Donika Kadaj Bujupi, këshilltare në kabinetin e saj.

Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në Facebook nga Zyra e Presidencës.

Presidenca ka shkruar se Kadaj Bujupi ka përvojë të gjatë parlamentare, si deputete e Kuvendit të Republikës së Kosovës në pesë mandate, ku ka shërbyer në komisione të ndryshme, përfshirë atë të politikës së jashtme, integrimit evropian, arsimit.

Sipas njoftimit, Kadaj-Bujupi do të angazhohet në fushën e komunikimit publik dhe marrëdhënieve ndërkombëtare.

“Përgjatë përvojës së saj profesionale, znj. Kadaj Bujupi ka punuar në organizata të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare, ndërsa është angazhuar vazhdimisht në tema të të drejtave të njeriut, barazisë gjinore, ambientit dhe arsimit. Në Presidencë, znj. Kadaj Bujupi do të angazhohet, ndër të tjera, në fushën e komunikimit publik dhe marrëdhënieve ndërkombëtare. Presidentja Osmani, i ka uruar mirëseardhje znj. Kadaj Bujupi, dhe ka theksuar se përvoja e saj e gjatë profesionale do të kontribuojë edhe më shumë në arritjen e objektivave të Kabinetit të Presidentes dhe avancimit të mëtutjeshëm të punës së Presidencës”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Presidencës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024