Donacioni për Radiologjinë, Vitia: Ditë e rëndësishme për shëndetësinë
Lexohet për: 1 min.
Arben Vitia
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Është mbajtur ceremonia e dorëzim-pranimit të donacionit të CT-së për Klinikën e Radiologjisë, investim ky që kap vlerën afër 500 mijë euro e që do të ketë ndikim në diagnostifikimin në rastet urgjente.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia këtë ditë e ka vlerësuar të rëndësishme për shëndetësinë në vend dhe shtoi se pacientët do të marrin shërbime të sigurta përmes teknologjisë më të avancuar në fushën e radiologjisë.

"Për vite me radhë ShBA ka qenë mbështetës i pandalshëm në rrugën tonë drejt zhvillimit. Në kuadër të këtij bashkëpunimi edhe këtë ditë mund të shënojmë si ditë të rëndësishme për shëndetësinë", tha Vitia.

I pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, i cili po ashtu ka treguar rëndësinë e këtij donacioni.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024