Don Agim Qerkini: Luftërat janë vepër e antikrishtit, jo e Zotit
1-First
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Don Agim Qerkini: Luftërat janë vepër e antikrishtit, jo e Zotit
mesha
05/04/2026 - 14:25
Linku u kopjua

Mesha e shenjtë për Pashkët në Katedralen “Shën Tereza”, në Prishtinë ka përcjellur sot mesazhe paqeje, faljeje dhe dashurie.

Në meshën e shenjtë të Pashkëve, të mbajtur në Katedralen “Shën Tereza” në Prishtinë, u përcollën mesazhe të forta për paqe, dashuri dhe reflektim shpirtëror.

Mesha nisi me këngët dhe poezitë për Pashkët, derisa u theksua

Famullitari i Katedrales së Prishtinës, Don Agim Qerkini tha se luftërat janë vepër e antikrishtit.

U theksua se Pashkët nuk duhet të shihen vetëm si një festë formale, por si një moment i thellë reflektimi dhe ndryshimi shpirtëror.

Në këtë ditë të shenjtë, u fol edhe për sfidat me të cilat përballet bota sot, veçanërisht për konfliktet dhe luftërat.

Edhe në këtë ditë të madhe, kur bota përballet me vështirësi, me sfida, kur bota e shumë vende përballen me konflikte e luftëra, e shohim qartë, duhet ta kuptojmë se ato nuk janë vepër e Zotit. Ato janë vepër e antikrishtit, i cili kurrë nuk është pajtuar me të, e detyroi që të pësojë mundimet dhe vdekjen në kryq, për t'ia marrë njeriun prej dorës. Dhe Zoti këtë e bëri. E krijoi prej dashurisë, prej dashurisë pësoi flijimin dhe u ringjall”, theksoi Qerkini.

Mesha u shoqërua me lutje dhe himne tradicionale, ku besimtarët kremtuan ringjalljen e Krishtit me këngë dhe falënderime.

Në mesazhin përfundimtar, u bë thirrje për më shumë dashuri, falje dhe shërbim ndaj njëri-tjetrit, duke ndjekur shembullin e Krishtit dhe të Shën Nënë Terezës.

Në fund, besimtarëve iu uruan Pashkët me dëshirën për shëndet, paqe dhe bekim në familjet e tyre.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026