Dokumentet konfirmojnë se pronarët e Newcastle janë gati për të investuar në Milano
Lexohet për: 2 min.
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Dokumentet e shfaqura gjatë një hetimi në Milano konfirmojnë se pronarët e Newcastle, PIF ishin gati të bëheshin aksionarë të pakicës në “San Siro”, bën të ditur “La Gazzetta dello Sport”.

Zyrat e Milanit u bastisën nga Policia Financiare Italiane të martën pasi Prokuroria pretendon se Elliott Management ende po kontrollon klubin pavarësisht blerjes nga RedBird i Gerry Cardinale në verën e vitit 2022, raporton KosovaPress.

“La Gazzetta dello Sport” pretendon se një dokument që doli gjatë hetimit dëshmon se PIF ishte gati të zëvendësonte Elliott dhe të bëhej aksioneri i pakicës i Milanit.

Një dokument i quajtur "Ac Milan Investor Presentation" konfirmon atë që “Il Sole 24 Ore” raportoi javën e kaluar: PIF supozohej të blinte 41.7% të aksioneve të Milanit përmes riblerjes së 80% të një kredie shitësi prej 487.5 milion dollarë.

Huaja e shitësit është një hua prej 550 milion € që RedBird mori nga Elliott kur bleu Milanin në 2022. Ajo ishte e rimbursueshme në tre vjet me një normë interesi 7%. Kjo do të thotë që pronari i Milanit, Gerry Cardinale, duhet të kthehet te Elliott rreth 665 milionë euro, përfshirë interesin, deri në fund të vitit 2025.

Negociatat që përfshijnë PIF nuk janë pjesë e hetimit, por, siç shpjegoi “Gazzetta”, aksionet që supozohej të blinin pronarët e Newcastle do të ishin konvertuar në kapital, duke e bërë fondin e pasurisë sovrane të Arabisë Saudite aksionerin e dytë të Milanit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024