Dogana zbulon 20 tonë mallra të skaduara në Mitrovicë
Drejtat Autoriale
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Dogana zbulon 20 tonë mallra të skaduara në Mitrovicë
Dogana12
10/06/2026 - 18:42
Linku u kopjua

Dogana e Kosovës ka zbuluar pothuajse 20 mijë kilogramë produkt ushqimor me bazë yndyre bimore me afat të skaduar gjatë një kontrolli në një depo doganore të autorizuar në rajonin e Mitrovicës.

Në njoftimin të Doganës thuhet se pas verifikimit të dokumentacionit dhe krahasimit të të dhënave elektronike me gjendjen faktike në depo, është konstatuar se 19,875 kilogramë mall kishin tejkaluar afatin e përdorimit. Për rastin është njoftuar Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, e cila ka urdhëruar asgjësimin e produkteve sipas legjislacionit në fuqi.

Gjatë të njëjtit kontroll, Dogana ka evidentuar edhe mungesën e 5,450 kilogramëve mall që duhej të ishin nën mbikëqyrje doganore, por që nuk janë gjetur në hapësirat e depos.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026