Sidorela Doda fitoi sot medaljen e bronztë në Kupën Evropiane të xhudos.
Doda regjistroi tri fitore, ndërsa pësoi vetëm një humbje në rrugëtimin e saj deri te e bronzta, raporton KosovaPress.
“Bravo Sidorela Doda! Medalja e bronztë. Kategoria 48 kg. Kupa Evropiane U18 Berlin. Një prurje nga shkolla e klubit. Një vajzë e re e lagjes sonë, vetëm 15 vjeçare sot në Berlin na befasoj me medaljen e saj të parë serioze U18 në Kupën Evropiane”, shkroi Kuka “Facebook”.
“Shënoj tri fitore e pësoj një humbje paralajmëroj potencialin e saj! E rëndësishme për mua sidomos puna e madhe e Majlindes si trener në ndërtimin e saj! Well done Coach. Në Berlin sot garoj edhe Enise Zijade shënoj një fitore dhe pësoj luftën e dytë, po ashtu garuese me potencial të madh,emra që besoj shumë do jenë kohë të gjatë ne skenen e Sportit të xhudos! Neser presim luftëra të mira edhe nga Blin Kuka kategoria 90 kg!”, shkroi më tej Kuka në “Facebook”.