"Do të doja të luaj në krahun e djatht në mënyrë që të markojë" iu drejtohet Rrahmani bashkëlojtarit Haraslín
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
"Do të doja të luaj në krahun e djatht në mënyrë që të markojë" iu drejtohet Rrahmani bashkëlojtarit Haraslín
New Project (30)
23/03/2026 - 15:58
Linku u kopjua

Atmosfera para përballjes gjysmëfinale të barazhit për Botërorin 2026 ndërmjet Sllovakisë dhe Kosovës po shkon duke u "nxehur".

Ylli i Sllovakisë dhe i Sparta Pragës, Lukáš Haraslín, në një intervistë pwr faqen zyrtare tw Federatws sw Futbollit tw Sllovakisw, e ka cilësuar Kosovën si një kundërshtar të vështirë, të pakëndshëm dhe mjaft kërkues.

"Po përballemi me një kundërshtar të vështirë, të pakëndshëm dhe kërkues. Pamë se në çfarë grupi të fortë luajti Kosova, ata arritën të fitojnë kundër kundërshtarëve të fortë në Ligën e Kombeve, janë në formë të shkëlqyer. Kjo është arsyeja pse do të jetë një ndeshje e vështirë. Megjithatë, besoj se do të përgatitemi mirë për kundërshtarin dhe do ta përballojmë ndeshjen e parë. Është e rëndësishme. Do të bëjmë gjithçka për të shkuar në kampionat." shprehet Haraslín.

Mediat sllovake vënë në dukje formën e lartë të "Dardanëve", duke cituar Haraslín i cili deklaroi se Kosova vjen nga një grup i fortë në Ligën e Kombeve ku ka treguar performanca mbresëlënëse ndaj rivalëve cilësorë.

Një detaj interesant i përmendur nga burimet sllovake është ballafaqimi i dy shokëve të skuadrës te Sparta Praga: Haraslín dhe sulmuesit tonë, Albion Rrahmani.

Haraslin tregon çka i tha Rrahmani: "Ai më ngacmoi duke më thënë se do të donte të luante në krahun e djathtë të mbrojtjes së Kosovës, në mënyrë që të luante kundër meje.

Për Sllovakinë, kjo ndeshje shihet si një mundësi historike, ku Haraslín pritet të regjistrojë paraqitjen e tij të 50-të me kombëtaren.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026