DnV: Parregullsitë dhe vonesat zbehin besueshmërinë në procesin zgjedhor
Zgjedhjet 2025
Lexohet për: 2 min.
DnV: Parregullsitë dhe vonesat zbehin besueshmërinë në procesin zgjedhor
9 orë më parë
Linku u kopjua

Demokracia në Veprim (DnV) ka vlerësuar pozitivisht mbarëvajtjen e zgjedhjeve, por ka tërhequr vërejtjen mbi parregullsitë dhe vonesat, teksa ka kërkuar nga KQZ-ja më shumë transparencë në procesin e numërimit të votave, veçanërisht ato për kandidatët dhe votat e diasporës.

Në një konferencë për media sot, Eugen Cakolli nga KDI, pjesë e Demokracia në Veprim (DnV) deklaroi se procesi zgjedhor është zhvilluar përgjithësisht i qetë, por ka pasur parregullsi që është dashur të adresoheshin më herët nga KQZ, si fshirja e ngjyrës në gishtat e votuesve.

Ai theksoi se edhe pse gjatë ditës së votimit nuk janë raportuar incidente serioze, problemet teknike pas mbylljes së vendvotimeve kanë ndikuar negativisht në besueshmërinë e publikut dhe kanë lënë një shije të hidhur për procesin zgjedhor.

Cakolli tha se fushata zgjedhore ka qenë dinamike, por e shoqëruar me shkelje nga subjektet politike, ku vlera e gjobave kap shifrën mbi 600 mijë euro nga Paneli Zgjedhor për Parashtresa dhe Ankesa.

Cakolli kërkoi që KQZ të ofrojë më shumë transparencë në procesin e numërimit të votave, veçanërisht për votat e kandidatëve dhe të mërgimtarëve, duke theksuar se ky proces mund të zgjasë për disa ditë, por duhet të nisë menjëherë për të shmangur vonesa të mëtejshme.

Kujtojmë, Lëvizja Vetëvendosje konsiderohet fituese e zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, por me fuqi të dobësuar në relacion me zgjedhjet e kaluara si dhe pretendimet e tyre për 500 mijë vota.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025