Djali i Peles thotë se babai i tij do të ishte i zhgënjyer me gjendjen aktuale të Brazilit
Lexohet për: 2 min.
5-Pele
1 vit më parë
Linku u kopjua

Pele do të ishte i mërzitur me gjendjen aktuale të Kombëtares së Brazilit, ka thënë i biri i Peles, Edinho në një intervistë disa ditë para përvjetorit të vdekjes së legjendës braziliane.

Brazili ka pasur probleme në kualifikimet për në Kupën e Botës 2026, dhe momentalisht zë vendin e gjashtë në tabelën e Amerikës Jugore, vendi i fundit që siguron kualifikimin direkt, raporton KosovaPress.

Brazili nuk po ka sukses pa lojtarin kyç, Neymar, i cili pritet të mungojë për një kohë të gjatë pasi që ka këputur ligamentet.

“Kjo krizë nuk është paraqitur gjatë natës, ka probleme më të mëdha. Jemi duke përjetuar një rënie, ne ende kemi lojtarë të mëdhenj por në të kaluarën kemi pasur lojtarë më të mirë seç kemi pasur sot”, tha Edinho.

Edinho, i cili u rrit nga nëna e tij ndërsa Pele dhe ajo u ndanë menjëherë pasi kaluan në New York kur ai nënshkroi për New York Cosmos në 1975, por u afrua më shumë me të në jetën e mëvonshme, shtoi:

"Nuk ka dyshim, nëse Pele kishte qenë atje këtë vit, ai do të ishte shumë i trishtuar".

Santos, klubi brazilian ku Pele kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij, po kalon gjithashtu një periudhë të vështirë pasi ranë në divizionin e dytë për herë të parë në historinë e tij 111-vjeçare.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025