Ditë speciale për Muhamet Hysenin: 100 ndeshje dhe gol ndaj Ballkanit
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Ditë speciale për Muhamet Hysenin: 100 ndeshje dhe gol ndaj Ballkanit
2 foto muhamet hyseni
09/03/2026 - 19:40
Linku u kopjua

Sulmuesi i  Llapit, Muhamet Hyseni, ka arritur një moment të rëndësishëm në karrierën e tij me klubin nga Podujeva, duke regjistruar ndeshjen e 100-të me fanellën bardhekaltër.

Para fillimit të ndeshjes ndaj Ballkanit, klubi llapjan organizoi një ceremoni të vogël për të nderuar sulmuesin për këtë arritje të veçantë.

Gjatë këtyre 100 paraqitjeve me ekipin e tij, Hyseni ka qenë një nga futbollistët më të rëndësishëm të skuadrës, duke kontribuar me 42 gola dhe 13 asistime.

Për ta bërë edhe më të veçantë këtë moment, “Momo” realizoi gol edhe në ndeshjen e sotme kundër Ballkanit, duke e kurorëzuar në mënyrën më të mirë këtë arritje personale.

Klubi bardhekaltër e ka uruar sulmuesin për këtë sukses dhe i ka dëshiruar shumë paraqitje dhe suksese të tjera me fanellën e Llapit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026