Ditë e rëndësishme për KB Prishtinën
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Ditë e rëndësishme për KB Prishtinën
KB Prishtina
24/02/2026 - 08:16
Linku u kopjua

KB Sigal Prishtina do të mbajë sot një konferencë të jashtëzakonshme për media, duke filluar nga ora 13:30, në zyrat e klubit.

Sipas njoftimit zyrtar, përfaqësuesit e mediave janë ftuar të marrin pjesë për t’u informuar lidhur me zhvillimet e fundit në klub, si dhe për të ndjekur deklaratat zyrtare që do të jepen nga drejtuesit e KB Sigal Prishtinës.

Klubi po kalon një fazë të vështirë, pas shkarkimit të Blerand Stavilevcit për shkak të tensioneve të brendshme dhe pakënaqësive sportive e organizative. Më pas, në krye të klubit u emërua deputeti Bekë Berisha, i cili u largua nga kjo pozitë pasi nuk kishte të drejtë ligjore të mbante njëkohësisht dy funksione publike, atë të deputetit të Kuvendit të Kosovës dhe drejtuesit të klubit.

Detaje shtesë pritet të bëhen të ditura gjatë konferencës.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026