Njësia A4 do t’i nënshtrohet remontit vjetor
Drejtat Autoriale
Lexohet për: 3 min.
Dëgjoje me zë...
Njësia A4 do t’i nënshtrohet remontit vjetor
KEK12349876
08/06/2026 - 17:45
Linku u kopjua

KEK-u bëri të ditur se njësia A4 e Termocentralit Kosova A do t’i nënshtrohet remontit të rregullt vjetor.

Në njoftimin e KEK-+ut thuhet se sonte, duke filluar nga ora 00:00, njësia do të ndalet në mënyrë të planifikuar dhe të kontrolluar, në përputhje me standardet teknike dhe të sigurisë operative.

Njoftimi i plotë:

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK sh.a.) njofton opinionin publik se, në kuadër të aktiviteteve të planifikuara të mirëmbajtjes dhe përgatitjes së kapaciteteve gjeneruese për periudhat kur kërkesat për energji elektrike shënojnë rritje, si dhe në përputhje me Bilancin Vjetor të Energjisë Elektrike (BVEE), njësia A4 e Termocentralit Kosova A do t’i nënshtrohet remontit të rregullt vjetor.

Për këtë qëllim, ekipet profesionale dhe teknike të TC Kosova A kanë përfunduar të gjitha përgatitjet e nevojshme, ndërsa sonte, duke filluar nga ora 00:00, njësia do të ndalet në mënyrë të planifikuar dhe të kontrolluar, në përputhje me standardet teknike dhe të sigurisë operative.

Menjëherë pas krijimit të kushteve teknike në terren dhe përfundimit të procedurave të nevojshme të sigurisë, do të fillojnë aktivitetet e remontit vjetor, të cilat kanë për qëllim inspektimin, riparimin dhe sanimin e pajisjeve kryesore, rritjen e besueshmërisë operative, përmirësimin e performancës teknike dhe sigurimin e operimit të qëndrueshëm të njësisë gjatë ciklit të ardhshëm njëvjeçar të punës.

Remonti vjetor i njësisë A4 përfaqëson një ndër aktivitetet më të rëndësishme të mirëmbajtjes së planifikuar në Termocentralin Kosova A dhe është pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të KEK-ut për ruajtjen e sigurisë së operimeve, rritjen e disponueshmërisë së kapaciteteve gjeneruese dhe garantimin e prodhimit të qëndrueshëm të energjisë elektrike për vendin. Përmes këtyre ndërhyrjeve parandaluese dhe korrigjuese, synohet që njësia të operojë në mënyrë të sigurt, stabile dhe efikase deri në remontin e radhës vjetor.

KEK mbetet i përkushtuar që, paralelisht me projektet madhore të modernizimit që po zhvillohen në kapacitetet gjeneruese në TC Kosova B, të vazhdojë realizimin e aktiviteteve të rregullta të mirëmbajtjes edhe në njësitë e TC Kosova A, me qëllim të sigurimit të operimit të tyre të besueshëm, të sigurt dhe afatgjatë.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026