Sot shënohet Dita Ndërkombëtare për t’i dhënë fund mosndëshkimit të krimeve ndaj gazetarëve (IDEI), e cila u shpall nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përmes një rezolute në vitin 2013.
Rezoluta e OKB-së u kërkoi shteteve anëtare të zbatojnë masa të caktuara që kundërshtojnë kulturën aktuale të mosndëshkimit. Kjo rezolutë dënon të gjitha sulmet dhe dhunën ndaj gazetarëve dhe punonjësve të mediave.
UNESCO dhe AU do të bashkorganizojnë gjithashtu një "Ditë Veprimi" më 7 nëntor për të lejuar palët e interesuara dhe pjesëmarrësit të organizojnë dhe të marrin pjesë në lloje të ndryshme aktivitetesh.
Po ashtu, do të përkujtojë gjithashtu 20-vjetorin e mandatit të raportuesit special për lirinë e shprehjes dhe qasjen në informacion të Komisionit Afrikan për të Drejtat e Njeriut dhe Popullit në 2004, roli i të cilit është thelbësor në mbrojtjen e lirisë së shprehjes dhe sigurisë së gazetarëve në Afrika.
Ndryshe, Dita Ndërkombëtare për t’i dhënë fund mosndëshkimit të krimeve kundër gazetarëve u zgjodh si datë në përkujtim të vrasjes së dy gazetarëve francezë në shtetin Mali të Afrikës, më 2 nëntor 2013.