Dita Ndërkombëtare e Përkthimit
Lajme
Lexohet për: 2 min.
perkthimi
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Kjo ditë shënohet çdo 30 shtator, në shumë vende të botës në nderim të përkthyesit të parë të biblës, i cili konsiderohet si mbrojtës i shenjtë i përkthimit.

Kjo është një mundësi për të shfaqur krenarinë për këtë profesion, që njëherësh është duke u bërë gjithnjë e më i domosdoshëm në fushën e përparimit global.

Kjo ditë kishte nisur të festohej nga Federata Ndërkombëtare e Përkthimit, që nga viti 1953.

Dita Ndërkombëtare e Përkthimit është menduar si një mundësi për të nderuar punën e profesionistëve të gjuhës, e cila luan një rol të rëndësishëm në bashkimin e kombeve, lehtësimin e dialogut, mirëkuptimit dhe bashkëpunimit, duke kontribuar në zhvillimin dhe forcimin e paqes dhe sigurisë botërore.

Më 24 maj 2017, Asambleja e Përgjithshme miratoi rezolutën mbi rolin e profesionistëve të gjuhës në lidhjen e kombeve dhe nxitjen e paqes, mirëkuptimit dhe zhvillimit, dhe shpalli 30 shtatorin si Ditën Ndërkombëtare të Përkthimit.

Pse pikërisht data 30 shtator?

30 shtatori kremton festën e Shën Jerome, përkthyesit të Biblës, i cili konsiderohet shenjtori mbrojtës i përkthyesve.

Shën Jerome ishte një prift nga Italia verilindore, i cili njihet kryesisht për përpjekjet e tij për të përkthyer pjesën më të madhe të Biblës në latinisht nga dorëshkrimet greke të Dhiatës së Re.

Ai gjithashtu përktheu pjesë të Ungjillit Hebraik në greqisht. Ai ishte me prejardhje ilire dhe gjuha e tij amtare ishte dialekti ilir. Ai mësoi latinishten në shkollë dhe fliste rrjedhshëm greqishten dhe hebraishten, të cilat i mori nga studimet dhe udhëtimet. Jerome vdiq afër Betlehemit më 30 shtator të vitit 420.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024