Dita e Tokës, mbillen pisha e eliminohen deponitë ilegale të mbeturinave në Gjakovë
Lexohet për: 2 min.
nxwnwsit
2 vite më parë
Linku u kopjua

Komuna e Gjakovës, përkatësisht Drejtoria për Shërbime Publike – Sektori për Menaxhimin e Mbeturinave, ka organizuar sot një sërë aktivitetesh, përmes së cilave është shënuar 22 Prilli, Dita Ndërkombëtare e Tokës.

Aktivitetet në shënim të kësaj dite kanë filluar bashkë me KRM "Çabrati" me eliminimin e disa deponive ilegale të grumbulluar së fundmi përgjatë rrugës në ndërtim e sipër “Bujar Roka”.

Me tej, në bashkëpunim me nxënësit e shkollës “Mustafa Bakija”, janë mbjellë disa pisha në parkun e qytetit, ndërsa me donacion të komunës janë mbjellë po ashtu 55 pisha në oborrin e objektit të ri të Prokurorisë Themelore në Gjakovë.

Gjatë ditës është bërë edhe pastrimi dhe mbjellja e fidanëve në ambientet e organizatës “Bone Vet” e gjithashtu është bërë edhe inaugurimi i serës në objektin e shoqatës “Handikos”.

Në disa prej këtyre aktiviteteve ka marrë pjesë edhe kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, i cili mes tjerash ka apeluar tek qytetarët që të kujdesen për ambientit, duke mos hedhur mbeturina në vende jo adekuate, por në të gjitha rastet të kërkojnë ndihmë tek KRM “Çabrati”, kompani e cila është e obliguar të bëjë grumbullimin e mbeturinave.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024