Të rrethuar nga peizazhi i gjelbër, e nën tingujt e valles së xhulbetës e asaj tradicionale malësore, në Deçan u mbajt festa tradicionale për shënimin e “Ditës së Gështenjës”..
Ky manifestin kulturor është bërë tashmë tradicional, pasi po bëhet viti i pestë që po shënohet një ditë e tillë.
Ish-kryeministri Haradinaj kujtoi disa momente të fëmijërisë, derisa tha se ka qenë ngjarje e madhe kur gështenjat e para të kenë mbërri në dorë.
Ai vlerësoi punën e kryetarit të Ramosaj, derisa shtoi se Deçani ka shumë mundësi, resurse dhe potencial, për të cilat duhet punuar fortë edhe më tutje.
Ramosaj shtoi se sot po shënohet edicioni i pestë i festës së “Ditës së Gështenjës”, ku do të bëhet promovimi i produkteve të ndryshme tradicionale, si mjaltës, bimëve të ndryshme, dhe prodhime të drurit.
Ndërkaq, kryetari i Shoqatës së Gastronomeve të Kosovës, Petrit Kllokoqi tha se historikisht Deçani është gardian i traditave dhe kulturës tonë.
Ndërkaq, në kuadër të këtij organizimi u ekspozuan disa piktura nga studentë dhe artistë të ndryshëm.
Banorët e Deçanit të cilën po shitnin gështenja, u shprehën se këtë vit kualiteti dhe prodhimtaria ka qenë më e dobët, për shkak të motit të pa përshtatshëm.