Sot, është dita e fundit e procesit të regjistrimit të popullsisë dhe ekonomive familjare, pas shtyrjes së këtij procesi për disa komuna, megjithatë ka ende një numër të banorëve qe nuk janë regjistruar. Sipas burimeve të KosovaPress-it, disa banorë kanë thënë se të njëjtëve nuk i është paraqitur stafi i Agjencisë së Statistikave të Kosovës për t'i regjistruar, pavarësisht që janë banorë rezident në Fushë Kosovë. Ndonëse, për këtë nga ASK-ja thonë për KosovaPress se ka më pak se një për qind që kanë mbetur pa u regjistruar.
Zëdhënësja e ASK-së, Hazbije Qeriqi ka thënë për KosovaPress ndonëse një numër i vogël ka mbetur pa u regjistruar kjo është në përputhje me standardet evropiane, mirëpo të dhënat e tyre merren sipas anketave.
Qytetarja emër i njohur për redaksinë, e cila ka dashur të mbesë anonim ka thënë se deri sot ende nuk iu ka shkuar asnjë ekip për t'i regjistruar.
"Banoj në Fushë Kosovë, mirëpo ende tek ne nuk kanë ardhur të na regjistrojnë, ka fjalë që gjobitemi, mirëpo tek ne nuk janë ardhur të na regjistrojnë, nuk e di çfarë ndodhë me ne tash. Po ashtu nuk kanë lënë ndonjë njoftim para derës ose letër nëse ka qenë", thotë ajo.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...
Qeveria e Kosovës me kërkesë të komunës së Dragashit, Prishtinës, Prizrenit, Drenasit, Fushë Kosovës, Skenderajt, Obiliqit, Ferizajt, Shtërpcës, Kaçanikut dhe Gjakovës kishte miratuar vendimin për shtyrjen e afatit të procesit të Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave deri me datën 24 maj 2024. Sipas propozimit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, prej datës 18 deri më 24 maj 2024, regjistrimi/intervistat do të zhvillohen vetëm nga stafi i rregullt i Agjencisë së Statistikave të Kosovës i cili do të mbulojë tërë territorin e Kosovës për rastet kur identifikohet një individ apo ekonomi familjare që për çfarëdo arsye nuk mund të regjistroheshin më herët.