Me rastin e Ditës së Dizajnit Italian 2023, Ambasada e Italisë në Kosovë dhe Universiteti i Prishtinës ”Hasan Prishtina”, do të organizojnë një tryezë të rrumbullakët me studentë nga Fakultetet e Arkitekturës dhe Inxhinierisë, bashkërisht me përfaqësues të profesionistëve të fushës. Në bashkëbisedim me ta për recensionin e këtij viti -- “Cilësia që ndriçon - Energjia e dizajnit për njerëzit dhe mjedisin” -- do të kemi Matilde Cassani, arkitekte, dizajnere dhe ligjëruese në “Akademinë e Re të Arteve të Bukura” (ARAB) Milano, qyteti ku ajo jeton e punon dhe “Architectural Association School” (AA School) në Londër.
Ngjarja do të mbahet të enjten, 16 mars, në orën 16:00, në sallën “Modellarium” Fakulteti i Arkitekturës në Prishtinë (Rr. Arkitekt Karl Gega, nr. 1). Përveç dizajnerës italiane, folës do të jenë edhe Ambasadori, Antonello De Riu, kryetari i Prishtinës, njëherit arkitekt, Përparim Rama, si dhe dekanja e këtij Fakulteti, Violeta Nushi.
Për arkitekten Cassani, që ka realizuar ekspozita të ndryshme në Trienalen e Milanos, në Bienalen e Venecias dhe “Storefront for Art and Architecture” në Nju Jork, “qyteti është një vazhdimësi hapësirash të brendshme, të ndërtuara dhe të mobiluara për të pranuar të gjitha ritualet njerëzore dhe jo njerëzore”. Ajo do të prezantojë para studentëve kosovarë hulumtimin e saj për ndërveprimin mes kulturës dhe arkitekturës, qëllimin e saj për të svogëluar kompleksitetin dhe duke u lidhur në temën e tryezës së rrumbullakët “për energjinë që është baza e procesit të prodhimit, e cila duhet të jetë e qëndrueshme, inovative dhe të kombinojë funksionalitetin dhe mirëqenien”.
Krahas eventit të organizuar nga Fakulteti i Arkitekturës, me rastin e Ditës Italiane të Dizajnit 2023, janë planifikuar deri më 19 mars një sërë aktivitetesh promovuese të “Made in Italy”, organizuar nga Agjencia Italiane e Tregtisë (ITA/ICE). Në kalendar janë paraparë ekspozita dhe zbritje speciale në 25 pika shitjeje në qytete të ndryshme të Kosovës (Prishtinë, Pejë, Prizren, Podujevë) me aktivitete të drejtpërdrejta marketingu drejt konsumatorit për të lehtësuar lansimin e markave dhe produkteve të reja italiane, veçanërisht në kanalet vendorë të shpërndarjes në shkallë të gjerë.
Dita e Dizajnit Italian përfshin edhe pjesëmarrjen e arkitektes Simonetta Cenci, e studios gjenoveze Partner Ateliers Alfonso Femia, në skenën e Prishtinës të konferencës ndërkombëtare të arkitekturës SHARE të planifikuar për 10 mars. Prania e arkitektit Cenci është mbështetur nga Instituti Italian i Kulturës së Tiranës.
Dita e Dizajnit Italian është edicion temaik il lansuar nga Ministria e Punëve të Jashtme italiane në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës. Përbëhet nga një program i gjërë ngjarjesh promovuese në mbarë botën, krijuar nga rrjeti i Ambasadave, Konsullatave, Instituteve italiane të Kulurës dhe Zyrave të Tregtisë: çdo vit, sidomos për këtë rast, mbi njëqind testimonial bëhen rrëfyes të dizajnit dhe krijimtarisë së vendit. Edicioni ka zënë vend si një mjet efektiv i mbështetjes dhe promovimit të dizajnit dhe ndërkombëtarizimit të një sektori strategjik industrial për eksportin italian, si dhe nxitjen e komponentit arsimor-trajnues, duke favorizuar ndërveprimin e sistemit të arsimit të lartë - i përbërë kryesisht nga akademi, universitete dhe institute të specializuara - me komunitete të huaja krijuese për të promovuar ofertën e trajnimit në Itali në fushat e dizajnit dhe industrive krijuese për rritjen e talenteve të reja dhe profesionalizmit.