Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar të rënët për lirinë e atdheut në Ditën e dëshmorëve dhe martirëve të Deçanit.
Haradinaj po ashtu ka kujtuar veprimtarin e çështjes kombëtare dhe prijësin e 'Çetës së Llapit', heroin Ali Ajeti.
Postimi i plotë i Haradinajt:
Deçani ishte i pari në shumë procese ndër etapa historike për atdheun. Ishte ndër trevat e para që pësoi nga dora e agresorit të egër. Sot, i ringritur dhe duke u zhvilluar vazhdimisht, pavarësisht sfidave. Në Ditën e Dëshmorëve dhe Martirëve të Deçanit, nderuam sakrificën e tyre sublime për liri.
Po në këtë ditë, në vitin 1999, luftëtarët e dalluar të UÇK-së, Rasim Kiçina dhe Ragip Halilaj, u flijuan vetëm pak javë para fitores dhe çlirimit.
Përgjithmonë mirënjohës dhe falënderues sakrificës së të rënëve për lirinë e atdheut!