Nga futbolli te tenisi, Gjakova me infrastrukturë të re sportive
Intervista
Lexohet për: 2 min.
fusha renivim
2 orë më parë
Linku u kopjua

Njëri nga stadiumet e që pritet të jetë i gatshëm për ndeshje të nivelit ndërkombëtar dhe sipas standardeve të UEFA-s, është stadiumi i qytetit të Gjakovës.

Punime në këtë stadium po zhvillohen me dinamikë të ngjeshur dhe si rrjedhojë ai mund të jetë i gatshëm që në gjysmën e parë të vitit 2025.

Kështu ka bërë të ditur Labinot Efendija nga Drejtoria për Sport në Gjakovë i cili ka thënë për KosovaPress se kapaciteti i stadiumit do të jetë 13 mijë e 800 ulëse.

“Siç dihet element bazë për aktivitetin e një klubi sportiv është edhe infrastruktura sportive që komuna e Gjakovës në vazhdimësi ka ndërtuar ose rinovuar objektet sportive. Kështu edhe stadiumi i qytetit i cili është një projekt mjaftë i madh i cili është duke u zhvilluar në komunën tonë. Punimet janë duke u zhvilluar me intensitet të lartë. Stadiumi po bëhet me përmasa të UEFA-s që ndikon edhe në licencimin dhe kategorizimin që e përcakton UEFA. Stadiumi do të jetë me kapacitet prej 13 mijë e 800 ulëseve dhe do të jetë stadium mjaftë atraktiv për qytetin tonë dhe të gjithë Kosovën”, thotë fillimisht Efendija.

Por jo vetëm stadiumi i futbollit. Në Gjakovë po zhvillohet edhe sporti i tenisit dhe për mbështetur atë, tashmë po ndërtohet katër fusha për këtë sport.

“Në Gjakovë janë tri klube sportive të tenisit të cilave iu ka munguar shumë infrastruktura sportive. Komuna e Gjakovës tani së fundi është në përfundim të këtij projekti i cili është një projekt me standarde të ITF-së (Federatës Ndërkombëtare të Tenisit) që i plotëson të gjitha kriteret edhe për mbajtjen e turneve ndërkombëtar sepse është aty gjithë infrastruktura përcjellëse dhe janë katër fusha të tenisit”, thekson Efendija.

Anash nuk kanë as sportet si basketbollit, hendbollie  volejbollit. Në palestrën e sporteve “Shani Nushi” ka investime të reja.

Efendija ka thënë gjithashtu se gjatë këtij viti, Në Gjakovë janë zhvilluar shumë aktivitete sportive si turne të boksit, gara për kërcim nga Ura e Fshejtë si sporti më extrem në Kosovë e shumë aktivitete të tjera.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024