Dita Botërore e Mushkonjave
Lexohet për: 1 min.
2 vite më parë
Linku u kopjua

Dita Botërore e Mushkonjave shënon datën kur u zbulua lidhja në mes të mushkonjave dhe sëmundjes së malaries.

Në këtë ditë të vitit 1897, u identifikua lidhja në mes të malaries dhe mushkonjave nga mjeku britanik Sir Ronald Ross. Ai po ashtu zbuloi se mushkonja femër Anapheles ishte transmetuesja e sëmundjes. Në vitin 1902, Ross mori çmimin Nobel për fiziologji dhe mjekësi.

Rreth një mijë e 500 raste të malaries shënohen çdo vit në SHBA. Shumica e këtyre rasteve janë udhëtarë apo emigrantë që hynë në vend nga pjesë të botës ku malaria është e zakonshme, përcjell KosovaPress.

Qëllimi i kësaj dite është të shtohet vetëdija rreth shkaktarëve të malaries, si dhe të mësohen mënyrat për ta ndaluar atë. Duke ditur që mushkonjat bartin me vete edhe virusin e rrezikshëm Zika, kjo ditë bëhet edhe më e rëndësishme, të kuptohet rëndësia dhe nevoja e shmangies së kontaktit me mushkonjat. /KosovaPress/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024