Diskutimi për dinarin në Bruksel, shqetësime se rregullorja e BQK-së do të bëhet temë në dialog
Lexohet për: 3 min.
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Një ditë para takimit në Bruksel, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, lidhur me ndalimin e përdorimit të dinarit si mjet pagese në Kosovë, njohësit e procesit të dialogut thonë se pjesëmarrja e BQK-së në këtë takim është tregues se Qeveria e Kosovës po dëshiron që i njëjti të jetë vetëm i karakterit teknik, në mënyrë që të gjenden modalitetet për transferimin e mjeteve nga dinari në euro për qytetarët serb në Kosovë. Megjithatë, ngritën edhe shqetësime se rregullorja e BQK-së mund të bëhet temë e vazhdueshme në dialog.

Politologu, Dorajet Imeri, thotë për KosovaPress se mospjesëmarrja e kryenegociatorit Besnik Bislimi në takimin e nesërm tregon se ekzekutivi nuk dëshiron që kjo çështje të politizohet dhe as të bëhet pjesë e negociatave.

Në anën tjetër, njohësi i procesit të dialogut, Dritëro Arifi, pjesëmarrjen e Kosovës në takimin e nesërm të Brukselit po e sheh si një tërheqje nga vendimi për ndalimin e përdorimit të dinarit serb në Kosovë.

Pjesëmarrjen në takimin e nesërm e kanë konfirmuar sot Banka Qendrore e Kosovës.

“Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) kohë më parë ka shprehur gatishmërinë që të angazhohet dhe takohet edhe me Bankën Popullore të Serbisë (NBS), për të fasilituar në përzgjedhjen e opsionit me të lehtë për procesin e transferimit të mjeteve përmes kanaleve bankare në llogaritë e përfituesve (në euro)..Në këtë kuptim, edhe i përgjigjet ftesave kur janë të nevojshme, për takime të tilla informuese, siç edhe ka bërë në vazhdimësi edhe me prezencën ndërkombëtare në vend”, thuhet në përgjigjen e BQK-së për KosovaPress.

Sa i përket takimit të nesërm kanë folur edhe zyrtarë të BE-së. Zëdhënësja e BE-së për çështje të Politikes së Jashtme dhe Sigurisë, Nabila Masralli ka deklaruar se të dyja palët e kanë konfirmuar pjesëmarrjen, derisa ka shtuar se takimi do të nis në mëngjes do të ketë rrjedhën e takimeve në formatin e zakonshëm të dialogut.

Lajmi i plotë sistemin me parapagim...

Nga 1 shkurti i këtij viti ka hyrë në fuqi një rregullore e Bankës Qendrore të Kosovës, që e përcakton euron si monedhë të vetme për pagesat me para të gatshme në Kosovë. Dinarët mund të mbahen në llogari bankare ose të shkëmbehen në euro. Banka Qendrore e Kosovës ka siguruar se rregullorja e saj nuk e ndalon apo kufizon pranimin e mjeteve në llogaritë bankare në euro në bankat e licencuara në Kosovë dhe ka bërë thirrje për hapjen e këtyre llogarive./E. Zeqiri/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024