Disa pjesë të kryeqytetit mbesin pa energji elektrike
Lexohet për: 1 min.
KEDS
1 vit më parë
Linku u kopjua

Disa pjesë të Prishtinës aktualisht kanë mbetur pa furnizim me energji elektrike, përfshirë qendrën, rrugën “Agim Ramadani” dhe lagjen “Ulpiana”.

Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike(KEDS) njofton se kjo po ndodh për shkak se një linjë në nënstacionin “Prishtina 6” është jashtë funksionit.

Ju informojmë se linja 110/10 kV në nënstacionin Prishtina 6 aktualisht është jashtë funksionit.  Si rezultat i kësaj , një numër i caktuar i konsumatorëve tanë ka mbetur pa furnizim me energji elektrike. Ekipet e KEDS-it ndodhen në vendin e ngjarjes dhe presim që brenda pak kohe furnizimi me energji elektrike do të rikthehet”, thuhet në njoftimin e publikuar në Facebook.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025