Disa fshatra të Podujevës pa rrymë, KEDS: Ekipet po punojnë
Lajme
Lexohet për: 2 min.
pa-rryme
2 ditë më parë
Linku u kopjua

Disa fshatra të Podujevës kanë mbetur pa energji elektrike për shkak të prishjes së një kablloje nëntokësore.

Dalja që furnizon me rrymë fshatrat Llapashticë, Sibovc, Sekiraqë, Konushevc e disa të tjera përreth është jashtë funksionit.

Kështu ka njoftuar zëdhënësi në Kompaninë për Distribuimin e Energjisë në Kosovë (KEDS), Lulzim Krasniqi.

Ai potencoi se ekipet e KEDS-it ndodhen në vend dhe janë duke punuar në rregullimin e kësaj kablloje nëntokësore.

“Për shkak të prishjes së një kablloje nëntokësore në rajonin e Podujevës, Dalja që furnizon fshatrat Llapashticë, Sibovc, Sekiraqë, Konushevc etj., është jashtë funksionit, duke lënë një numër të caktuar të konsumatorëve pa furnizim me energji elektrike. Ekipet e KEDS-it ndodhen në vend dhe janë duke punuar në mënyrë intensive për rivënien në funksion të kësaj daljeje. Kërkojmë mirëkuptim nga konsumatorët e afektuar, dhe besojmë se brenda një afati optimal do t’u rikthehet furnizimi me energji elektrike”, njoftoi Krasniqi për KosovaPress.

Ndërkohë, qytetarët kanë njoftuar KosovaPress-in se janë pa energji elektrike që nga nata e mbrëmshme, derisa kanë marrë paralajmërime, që prishja nuk do të mund të rregullohet deri në mbrëmje.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025