Diplomon gjenerata e 60-të e Policisë së Kosovës, Kurti: Janë në nivelin më të lartë të detyrës
Lexohet për: 3 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Kanë diplomuar 448 policë të gjeneratës së 60-të, të Policisë së Republikës së Kosovës.

Me këtë rast, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se polica po shton dhe forcon radhët e saj duke qenë në nivelin më të lartë të detyrës për sundimin e ligjit dhe ruajtjen e sovranitetit e integritetit të vendit.

Kurti potencoi se Policia e Kosovës këtë vit shënon 25 vjetorin e themelimit të saj, duke promovuar vlerat më të mira të shoqërisë tonë.

“Policia jonë po shton e forcon radhët e saj, duke qenë kështu në nivelin më të lartë të detyrës në zbatim të misionit të saj për mbrojtjen e qytetarëve, sundimin e rendit dhe të ligjit dhe ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës sonë. Këtë vit Policia e Kosovës shënon 25-vjetorin e themelimit të saj, sikurse vendi ynë që shënon 25 vjetorin e çlirimit. Një çerek shekulli liri, një çerek shekulli shërbim me përkushtim për të gjithë dhe pa dallim. Ajo ka promovuar vlerat e mira të shoqërisë sonë dhe i ka thyer barrierat e padrejta që përkojnë me detyrën dhe shërbimin e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës. Jam shumë i lumtur që edhe në këtë gjeneratë nga 448 kadetë që diplomojnë sot çdo e pesta është grua dhe nga sot e tutje ato do të marrin titullin e  zyrtareve policore....Sikurse edhe në çdo gjeneratë tjetër edhe sot diplomojnë kadetë nga radhët e komuniteteve që jetojnë në Kosovë, ndërsa është hapur konkursi i veçantë po ashtu për komunitete që të bëhen pjesë e Policisë së Kosovës”, ka thënë Kurti.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla tha se policia e vendit tonë me profesionalizmin e tyre kanë arritur ta ngrisin këtë institucion si më të besueshmin për qytetarët e Kosovës..

Ai theksoi se shërbimi ndaj vendit nuk është asnjëherë i mjaftueshëm kur kujtojmë sakrificën e vazhdueshme të popullit tonë për liri.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha tha se diplomimi i kësaj gjenerate tregon përkushtimin e tyre për të tejkaluar të gjitha sfidat për tu bërë pjesë e Policisë së Kosovës.

Hoxha tha se puna policore është një mision i shenjtë dhe fisnik, ku duhet  përkushtuar shërbimit ndaj qytetarit, shtetit dhe shërbimit ndaj organizatës policore.

Ndërkaq, zëdhënësi i gjeneratës së 60-të të Policisë së Kosovës, Florian Shala u shpreh se ky moment i diplomimit është dëshmi e përkushtimit dhe përpjekjeve për të përmbushur me nder dhe dinjitet detyrat që i presin.

Ai u zotua se do të punojnë me përkushtim për të ruajtur  besimi që e kanë qytetarët në Policinë e Kosovës.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024