Pa njohje të reja dhe pa anëtarësim në ndonjë organizatë të rëndësishme ndërkombëtare. Kështu e përfundoi Kosova vitin 2024. Megjithë mungesën e rezultateve, në partinë në pushtet - Lëvizjen Vetëvendosje, thonë se kanë punuar në fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të shtetit, ndërkaq opozita dhe njohësit e marrdhënieve ndërkombëtare vlerësojnë se ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, ka dështuar në politikën e jashtme.
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu thotë për KosovaPress se politika e jashtme nën udhëheqjen e kryediplomates Gërvalla është e izoluar në arenën ndërkombëtare dhe sipas saj, është larg partnerëve strategjik si Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.
Sipas saj, për katër vjet në pushtet, Gërvalla s’ka pasur rol thelbësor në fuqizimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Ajo thotë, për KosovaPress, se Gërvalla si ministre e Punëve të Jashtme do të duhej të ishte më e afërt me aleatët, e jo “të amplifikonte dëmtimin e marrëdhënieve” që sipas saj ka bërë kryeministri Albin Kurti.Sipas tij, ministrja Gërvalla ka abstenuar nga politika e jashtme andaj “rezultatet janë zero”.
Por, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryetare e Komisionit parlamentar për politikë të jashtme, Arbëreshë Kryeziu thotë se Kosova s’ka qenë ndonjëherë më mirë e përfaqësuar në arenën ndërkombëtare.
Shtetin e kanë njohur 117 vende. Njohja e fundit ka ardhur nga Izraeli, tri vjet më parë - si rezultat i marrëveshjes së Uashingtonit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë.
Krahas kësaj, aplikimi i vitit 2022 për marrjen e statusit të vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian nuk është shqyrtuar ende./