Dinari vazhdon të qarkullojë në veri
Lexohet për: 2 min.
dinariii-010224
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës, sipas të cilit prej sot nxirret nga qarkullimi dinari serb, nuk ka penguar që qytetarët e veriut të Mitrovicës të paguajnë me dinarë për gjërat që kanë blerë nëpër dyqane të ndryshme.

Milloradi, njëri nga qytetarët e rrallë nga veriu i Mitrovicës i cili pranoi të flasë para kamerës, ka bërë të ditur për KosovaPress, se është në dijeni për vendimin e qeverisë së Kosovës rreth ndalimit të dinarit, por që edhe sot ka blerë gjërat e nevojshme me dinarë.

Ai tha se do ta respektojë vendimin e qeverisë së Kosovës atëherë kur ta respektojnë të gjithë qytetarët e asaj pjese.

Ndërkaq, edhe një pronar shqiptar i një dyqani në “Lagjen e boshnjakëve” në veri të Mitrovicës, u shpreh se mushterinjtë sot kanë paguar me euro, por serbët më shumë me dinarë.

Situatë e ngjajshme rreth qarkullimit të dinarit po mbretëron sot edhe në komunat e Leposaviqit, Zveçanit dhe Zubin Potokut, të banuara me popullatë shumicë serbe.

Ndryshe, autoritetet e vendit thanë të mërkurën se nga 1 shkurti (sot) do të hyjë në fuqi rregullorja e Bankës Qendrore mbi pagesat me para të gatshme në vend, por lanë të hapur mundësinë për një periudhë kalimtare për zgjidhjen e shqetësimeve të serbëve, të cilët vazhdojnë ta përdorin dinarin.  Ata këtë periudhë kalimtare e quajtën tranzicion të lehtësuar, duke mos precizuar sesa kohë do të zgjasë kjo periudhë e tranzicionit. /A. Damati/

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024