Ballkani do të luajë nesër ndeshjen e dytë të fazës së grupeve të Ligës së Konferencës, ku e pret në shtëpi gjigantin kroat, Dinamo Zagreb.
Ballkani luan në “Fadil Vokrri” me Dinamo Zagrebin, me ndeshjen që do të fillojë nga ora 18:45, raporton KosovaPress.
Dinamo humbi në derbin e së dielës kundër Hajduk Splitit, dhe veçse është pa moral, trajneri Sergej Jakirovic ka më shumë probleme në skuadrën e tij.
Stefan Ristovski dhe Dario Spikic nuk luajtën ndaj Hajdukut, kështu që Jakirovic nuk mund të llogaritë në ta as për ndeshjen e nesërme.
Po ashtu, “index.hr” bën të ditur se edhe Robert Ljubicic mund të mungojë, pasi që ka qenë i sëmurë dhe nuk është e sigurt nëse është i gatshëm të luajë.
Martin Baturina morri një goditje në gju kundër Hajdukut, por stafi mjekësor i Dinamos është i bindur se nuk do të ketë probleme me mesfushorin e ri.